KRONIKË

LAJM I FUNDIT/ SPAK urdhëron arrestimin e dy punonjësve të policisë në Gjirokastër


Dy punonjës policie janë arrestuar në Gjirokastër dhe Tepelenë, në kuadër të operacionit të SPAKqë është ndërmarrë në disa qytete të vendit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Burime bëjnë me dije se një prej punonjësve të policisë ka qenë inspektor zone në Tepelenë, ndërkohë që efektivi tjetër ishte punonjës i qarkullimit në Gjirokastër.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Paraprakisht dyshohet se dy punonjësit e policisë kanë qenë të përfshirë në një grup që trafikonte lëndë narkotike.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njëri prej punonjësve të policisë është me inicialet A.L dhe tjetri me inicialet F.M.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Një aksion i madh kundër grupeve të trafikimit të drogës është ndërmarrë në orët e fundit në vendin tonë, në të paktën 5 qytete, ku janë lëshuar në total 42 masa arresti nga SPAK.

Personat e vënë në pranga akuzohen për trafik droge drejt Italisë, ndërkohë që operacioni është shtrirë në Vlorë, Gjirokastër Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Hetimet me partnerët kanë zbuluar se trafiku drogës drejtohej nga Shqipëria, përmes grupeve të strukturuara kriminale.

Për shkak se operacioni është në vijim, SPAK tregohet i rezervuar në dhënien e detajeve, pasi jo të gjitha masat e sigurisë janë ekzekutuar.

Të paktën derimë tani flitet për 6 persona të arrestuar në Vlorë, identitetet e të cilëve nuk dihen ende.

Ndërkohë po referuar aksionit në qytetin e Vlorës, 1 person nuk u gjetë në banesë dhe 1 tjetër rezulton në burg.

Related Articles

Back to top button