KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Fier. Plagoset nje 27-vjeçar. Policia dhe ambulanca drejt vendngjarjes (VIDEO)

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në fshatin Fermë Çlirim të Fierit. Mësohet se pas një sherri për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur 27-vjeçari Mevlut Hasa . Ky i fundit ndodhet në sallën e operacionit ne spitalin e Fierit.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Sakaq policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit Gentjan Vrenozi.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"


Fier/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta, një 27-vjeçar, Policia identifikon autorin dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen e një 27-vjeçari në Fermë Çlirim, pas disa minutash ndjekje nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariati i autorit të dyshuar, shtetasit G. V., me të cilin po kryhen veprimet procedurale hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button