KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një efektiv policie


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak momente më parë në Tiranë në zonën e pediatrisë. Një efektiv i forcave “Shqiponja” me emrin Edlir Alleshi ka mbetur i plagosur.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Forcat Shqiponja kanë qenë në ndjekje të një personi, i  cili i është kthyer duke qëlluar me armë drejt efektivëve. Plumbat kanë kapur policin Alleshi, i cili është dërguar menjëherë në spital tek Trauma. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën teksa po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndërkohë policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i Policisë:

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Tiranë/Informacion paraprak

Në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.


Related Articles

Back to top button