LAJM I FUNDIT/ Trupi i pajetë i një gruaje qetur e mbytur pranë molit të portit të Vlorës. Policia: Trupi i pa jetë …
Policia e Vlorës ka dalë me nje njoftim zyrtar në lidhje me trupin e pajetë të një gruaje që u gjet mbrëmjen e sotme në zonën e portit. Sic njofton policia trupi i përket një 71-vjeçareje, e cila vuan nga probleme të shendetit mendor.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.
Familjarët e 71-vjeçares kishin bërë në mëngjes denoncim në polici për zhdukjen e saj.
NJOFTIM I POLICISË VLORË:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në zonën e Portit, në ujë është konstatuar e pajetë shtetasja M.M, 71 vjeçe, banuese në Vlorë.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.
Për këtë shtetase mëngjesin e sotëm kanë bërë kallzim në Polici, familjarët e saj për largim nga banesa.
Shtetasja M.M vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.