KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ U denoncuan nga pacienti, arrestohen mjeku dhe infermieri në Fier për shitjen e metadonit. (EMRAT)


Pas denoncimit të Stop në Tv Klan mbrëmjen e së martës, policia ka arrestuar një mjek në Spitalin e Fierit dhe një infermier në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor për shitjen e metadonit kundrejt përfitimit monetar 20 mijë Lekë të vjetra.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”
Mjeku, Lulzim Banushaj

Në pranga kanë rënë mjeku toksikolog Lulzim Banushaj 64 vjeç dhe infermieri Endri Mandro 36 vjeç për akuzat e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyre.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”
Infermieri. Endri Mandro

Njoftimi Policisë Fier:

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Morën nga 2000 lekë ryshfet, për t’i dhënë Metadon, një shtetasi, në kundërshtim me ligjin/rregullat për tregtimin e këtij medikamenti, vihen në pranga 2 shtetas (një mjek në spitalin e Fierit dhe një infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor).

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të 2 rasteve të dhënies së medikamentit Metadon, në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat për përdorimin e tij, nga 2 punonjës të institucioneve spitalore në qark, me qëllim përfitimin e shumave të parave (2000 lekë secili), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale këta shtetas.

Në përfundim të këtyre veprimeve, u vunë në pranga, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

-L. B., 64 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek toksikolog, në spitalin rajonal të Fierit;
-E. M., 36 vjeç, banues në Fier, me profesion infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon gazetarët e emisionit investigativ “Stop”, mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Related Articles

Back to top button