KRONIKËLAJMI FUNDIT
LAJM I FUNDIT/ Vetëhidhet nga banesa një 35-vjeçar, policia: Ishte në gjendje…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Peqin, ku një 35-vjeçar është vetëhedhur nga banesa e tij.
Sipas policisë shtetasi me iniciale U. M., në fshatin Fatish të Peqinit, dyshohet se është vetëhedhur në kushte të rënduara psikologjike.
Ai është dërguar në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore.
Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.