LAJM I FUNDIT/ Video/ Aksidenti me 7 të plagosur mes tyre 5 të mitur në aksin Levan-Tepelenë, makinat e bëra “copë” pas përplasjes “kokë më kokë”
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta me parë në aksin e autostradës Levan – Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem.
Policia e shtetit ka dalë me një njoftim për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një automjet tip “Nissan” me drejtues shtetasin R.Sh., është përplasur me automjetin tip “Hyundai” të drejtuar nga shtetasi S.C.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 5 persona. 3 pasagjerë në mjetin tip Nissan të moshës 18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç dhe në mjetin tip Hyundai dy fëmijë të moshës 9 vjeç dhe 2 vjeç u dërguan në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kane shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Hyundai” me drejtues shtetasin S. C.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Hyundai” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.