KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Vrasja e Gëzim Sinomatit, Policia: 30 mijë euro për çdo informacion që çon në identifikimin dhe kapjen e autorëve

Vlorë/ Njoftim i Policisë

Lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 07.01.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç, grupi i posaçem hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në këtë kuadër, DVP Vlorë fton qytetarët që të japin informacion për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimin 30 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Related Articles

Back to top button