KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Vrau shefin e krimeve në Fier dhe djalin e tij 8 vjeç. I dënuar me burg përjetë, Engjëll Brahimi zbulohet në Kanada me identitet të rremë.


Qeveria shqiptare ka kërkuar ekstradimin e Engjëll Brahimit, 60 vjeç, një burrë që pretendohet se jeton prej vitesh në Kanada me emrin Piro Kota. Brahimi u dënua për vrasjen e një polici dhe të djalit të tij.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

60-vjeçari i cili dyshohet se ka jetuar në Montreal prej vitesh me një identitet të rremë për të shmangur burgun në Shqipëri, ku u dënua për vrasjen e një oficeri policie dhe të djalit të tij, u lirua me kusht në Gjykatën e Montrealit ditën e enjte.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë, qeveria shqiptare pretendon se Engjëll Brahimi vrau oficerin e policisë, Astrit Braçe dhe djalin e tij 8-vjeçar Asllan Braçe, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht të vitit 2000. Më 10 shkurt 2023, ky shtetas u zbulua dhe u arrestua në Kanada.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Montreal, ra dakord me kërkesën e avokatëve të Engjëll Brahimit, që ai të lirohej ndërkohë që çështja e ekstradimit është në pritje. Brahimi është përfaqësuar nga avokatët mbrojtës Andrew Barbacki, Jordan Trevick dhe Sara Malik në çështjen e ekstradimit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Francois Dadour, vendosi disa kushte që Brahimi duhet të zbatojë. Përveç kushteve standarde të lirimit me kusht, të cilat janë ruajtja e qetësisë, respektimi i shtetrrethimit dhe paraqitja në datat e gjyqit, një palë e tretë ra dakord të linte një depozitë prej 20,000 dollarësh për të mbështetur kërkesën e Brahimit për lirimin me kusht.

Skeda e Engjell Brahimit, publikuar nga Policia Shqiptare

Engjëll Brahimi dhe gruaja e tij gjithashtu ranë dakord të vendosnin një obligacion prej 100,000 dollarësh në pronën që zotëronin.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në janar, qeveria shqiptare kërkoi ekstradimin e Brahimit ndërsa pretendonte se ai jeton prej vitesh në Kanada me emrin Piro Kota. Avokatët e Brahimit kanë pranuar se Kota është vërtet Brahimi.

Sipas një deklarate të depozituar në kërkesën për ekstradim thuhet: “Më 21 maj 2001, kërkuesi u shpall fajtor në mungesë nga një gjykatë shqiptare për vrasje me paramendim për shkak të hakmarrjes, vrasje të kryer në rrethana të tjera specifike, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Dy nga viktimat mbetën të vrarë, njëri prej të cilëve fëmijë. Tjetri ishte ish-shefi i hetuesisë në qarkun shqiptar të Fierit.”


Related Articles

Back to top button