BOTA

LAJM I FUNDIT/ Zhvillimet e fundit nga Ukraina/ Autokolona ruse 65 km e gjatë mbetet në rrugë për karburant, në Kiev ka shpërthime të fuqishme


Banorët e Kievit e kanë kaluar natën të frikësuar dhe pa gjumë, për shkak të bombardimeve të fuqishme nga ushtria ruse. Në kryeqytetin e Ukrainës është raportuar gjatë natës për katër shpërthime të fuqishme, por viktima dhe të plagosur nuk ka informacione.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Më poshtë, është një përditësim i fundit i situatës në Ukrainë, i orës 08.00 të kësaj të enjteje:

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në Kiev:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
  • Katër shpërthime të mëdha në orët e fundit janë kapur në video nga dëshmitarët, por është e paqartë se cilat ishin objektivat dhe nëse kishte viktima
  • Korrespondentët e BBC thonë se shpërthimet mund të dëgjoheshin nga dy kate nën tokë në bunkerin e tyre
  • Një zyrtar i mbrojtjes amerikane thotë se kolona masive me automjete ushtarake ruse pranë Kievit ka për shkak të mungesës së karburantit dhe ushqimit.

Në jug:

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”
  • Sipas zyrtarëve lokalë, forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit port kyç të Khersonit. Është qyteti i parë i madh ukrainas që është pushtuar që nga fillimi i sulmeve
  • Në qytetin port të Mariupolit, qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur pas disa orëve të granatimeve të vazhdueshme, tha nënkryetari i bashkisë së qytetit. Ushtria e Ukrainës pretendon se qyteti mbetet në duart e Ukrainës

Në verilindje:

  • Gjithashtu ka pasur granatime të rënda të qytetit të dytë të vendit, Kharkhiv

Zhvillime të tjera:

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”
  • Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi një video të natës vonë, duke lavdëruar guximin e qytetarëve në mbrojtjen e vendit të tyre.
  • Më shumë se një milion njerëz janë larguar tani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit, thotë OKB, me numrin në rritje të shpejtë
  • Një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë është nisur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë

Related Articles

Back to top button