KRONIKË

LAJM I FUNDIT/ Zjarr i madh në qendrën tregtare “Metropol” në Lushnjë

Kati i tretë i një qëndre tregtare në qytetin e Lushnjes është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se në orën 14:40  në Qëndrën Tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjes ka rënë zjarr.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Menjëherë policia ka marrë masat për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregtare. Janë dërguar gjithashtu edhe forca të sigurisë kombëtare në mbështetje të policisë vendore.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Sakaq, shërbimet e zjarrfikëses janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Gjithashtu, një grup hetimor është ngritur për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e rënies së zjarrit.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

Related Articles

Back to top button