KRONIKËSTAR CHANNEL
Konflikt i çastit në Cakran, një i plagosur dërgohet në Spitalin e Fierit

Cakran – Një konflikt i çastit ka degjeneruar në dhunë në fshatin Cakran të Fierit, duke lënë të plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe, sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është goditur gjatë përplasjes fizike dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e incidentit si dhe për të identifikuar personat e përfshirë në konflikt.
Gjendja shëndetësore e të plagosurit nuk dihet ende. Vijon…