KRONIKËVIDEO

LAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin Libofshë – Agim, makina përplas motorrin dhe largohet. Drejtuesi motorrit dergjet në tokë. (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në fshatin Agim në Libofshë. Mësohet se një automjet ka përplasur një shtetas që udhëtonte me motoçikletë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës ka përfunduar i plagosur në tokë ndërsa automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes. Në ndihmë të të plagosurit kanë ardhur kalimtarë të rastit, ndërsa po punohet për identifikimin e drejtuesit të mjetit që pas përplasjes nuk ndaloi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fier/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Rreth orës 12:10, në fshatin Agim, Fier, një automjet ende i paidentifikuar, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. B., 60 vjeç, banues në Libofshë, dhe është larguar.

Reklama në FieriWeb

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Related Articles

Back to top button