KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJMI FUNDIT/ Gjendet një trup i pa jetë në lum, policia jep detaje…


Foto ilustruese

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Jurgen Merkaj, një i ri nga Berati, është gjetur i pajetë nga babai i tij në lumin e fshatit Orizaj. Ai kërkohej nga familje prej pasdites së të shtunës, e madhe apeli për ndihmë ishte bërë edhe në rrjetet sociale.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ata publikuan foton dhe ftuan këdo që mund ta njihte/shikonte Jurgenin, të telefononte familjen. Mirëpo, mbrëmjen e djeshme ka qenë vetë babai i të riut që e ka gjetur djalin të pajetë në lumë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Fatkeqesishte Jurgen Merkaj, cili kishte humbur para 24 oreve ne Berat, gjendet nga i ati i mbytur ne lume ne fshatin Orizaj…”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga mediat lokale të Beratit, për lajmin e trishtë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”
Jurgen Merkaj

NJOFTIM I POLICISË BERAT:

Berat/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Më datë 16.01.2023, rreth orës 15:00 në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum është konstatuar i mbytur në ujë, shtetasi J.M., 32 vjeç, banues në Berat.

Për shtetasin J.M., mëngjesin e sotëm, kanë bërë kallëzim në Polici, familjarët e tij, ku kanë deklaruar se më datë 15.01.2023 është larguar nga banesa shtetasi J.M.

Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Berat, për ekzaminime të mëtejshme.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button