AKTUALITET

LAJMI I FUNDIT- “Rilindja ka bërë batërdi në fushatë”, Flamur Noka përfundon dëshminë në SPAK: Ka hetime penale për”Aktivistin” dhe Majlinda Bufin, paraqita provat që disponoj


Deputeti i Partisë Demokratike ka folur pas daljes nga ambientet e SPAK, ku u thirr në cilësinë e deklaruesit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai ka thënë para gazetarëve se në Prokurorinë e Posaçme është thirrur si deklarues, ku është marrë në pyetje për dy çështje: për padinë ndaj kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi që e akuzon për shpërdorim detyre dhe për çështjen “Aktivisti” që sipas tij kërcënonte dhe survejonte administratën.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Për të dy këto çështje Noka tha se ka hetim penal.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Noka: Në këtë fushatë rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi.Sot isha për të diskutuar për dy çështje: në lidhje me Majlinda Bufin si kërcënuese dhe shantazhuese e qytetarëve për t’u dhënë me dhunë votën dhe për të famshmen çështje të aktivistit që po ashtu shantazhonte dhe survejonte administratën.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Të dyja këto janë krime zgjedhore që ne do t’u shkojmë deri ën fund. Të gjitha provat janë dorëzuar dhe çdo dokment që disponojmë do ta paraqesim. Hetim penal ka për zonjën Bufi dhe për çështje “Aktivisti”.

Të zhvillohen zgjedhje të lira dhe me standarde dhe jo të imponohen e intimidohen qytetarët. BF kishte përballë shtetin me të gjithë mekanizmat e tij. Prokuroria dhe  Policia kanë qenë në shërbim të regjimit, policia shoqëronte stafin e Rilindjes që shpërndante para.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”


Related Articles

Back to top button