KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJMI I FUNDIT- Shoqërohej me Laert Haxhiun, arrestohet në Janinë 22 -vjeçari i shumëkërkuar, plagosi djalin e biznesmenit një vit më parë në Pogradec (EMRI)


Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar me qëllim ekstradimi, nga Policia greke në Janinë, i cili shoqëronte Laert Haxhiun që kap dje po në Janinë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Bëhet fjalë për të riun Firdeus Berberi, i cili në vitin 202 plagosi me armë zjarri Johan Muçllarin, djali i pronarit të hotel “Voloreka” në Pogradec. Berberi qëndronte ilegalisht në shtetin grek.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Njoftimi i Policisë:

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim, vihet në pranga në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”. Qendronte ilegalisht në Janinë dhe shoqërohej me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu, vihet në pranga 22-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi F. B., 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shtetasi F. B. ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Related Articles

Back to top button