Lamtumirë, mjeshtër! Ndahet nga jeta instrumentisti Fierak, Xhevit Metani

Është ndarë nga jeta instrumentisti i njohur fierak, Xhevit Metani, një figurë e dashur dhe e respektuar jo vetëm për komunitetin rom, por për mbarë qytetin e Fierit.
Ai ishte pjesë e Ansamblit “Myzeqeja”, ku me talentin dhe përkushtimin e tij dha një kontribut të çmuar në dhjetëra festivale, aktivitete artistike, dasma dhe gëzime familjare. Përmes muzikës së tij, Metani përcolli ndër breza ritmin, traditën dhe shpirtin e muzikës popullore myzeqare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën kulturore dhe artistike të zonës.
Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 13:00.
Mjeshtri dhe muzikanti i dashur do t’i mungojë jo vetëm komunitetit rom, por mbarë Myzeqesë, ku emri dhe tingujt e tij do të kujtohen gjatë.




