EKONOMI

Lehtësimi për bizneset; Paga maksimale do rritet në vlerë aq sa rritet paga minimale, jo më me të njëjtën përqindje

Një propozim i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) pritet që të lehtësojë ndjeshëm punëdhënësit dhe punëmarrësit, që i paguajnë sigurimet në bazë të pagës maksimale, pasi rritja e pagës minimale do të shoqërohet me një rritje shumë më të ulët sesa deri tani të pagës maksimale.

Në mbledhjen e fundit të datës 21 qershor, Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit:

Reklama në FieriWeb - “”

Në nenin 10, “Masa e kontributeve”, bëhen shtesat e mëposhtme:

Pas fjalisë së tretë shtohet fjalia, me këtë përmbajtje: “Pas datës 1.4.2023, paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi.”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Deri tani, paga maksimale rritej me të njëjtën përqindje që rritej ajo minimale. Psh, kur paga minimale nga 1 prilli u rrit nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë, apo me 17.6%, paga maksimale, që ishte deri në fund të marsit 149,954 lekë u rrit me po me 17.6%, duke arritur në 176,416 lekë.

Pra, ndërsa paga minimale në vlerë u rrit me 6 mijë lekë, ajo maksimale u rrit me rreth 26.5 mijë lekë, duke rënduar ndjeshëm si punëdhënësit ashtu dhe punëmarrësit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërsa me propozimin e ri, nëse paga minimale rritet me 5 mijë lekë, po me 5 mijë lekë që do të rritet dhe ajo maksimale.

Astrit Hado, drejtor i ISSH-së tha për Monitor se propozimi u bë pasi rritja në mënyrë agresive e pagës minimale dhe çdo rritje e ardhshme pagës minimale e rriste shumë dhe pagën maksimale.

Reklama në FieriWeb

P.sh., kur paga minimale të shkojë 45 mijë lekë vitin e ardhshëm, sipas planit të qeverisë, me një rritje prej 12.5%, ajo maksimale sipas ligjit aktual pritet të shkojë në gati 200 mijë lekë.

Duke pasur parasysh se rritja e pagës minimale pritet të vazhdojë Hado tha se “kemi propozuar ta bëjmë me vlerë absolute deri në një vit të caktuar”.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Pra kur paga minimale nga 40 mijë lekë të bëhet 45 mijë lekë, paga maksimale do të rritet me vetëm 5 mijë lekë, nga 22 mijë lekë që do të shtohej nëse do të vazhdohej me formulën e vjetër.

Kur do të hyjë në fuqi?!

Nga 1 prilli, bizneset kanë paguar sigurimet e punonjësve për pagën maksimale prej 176,416 lekë. Ndonëse vendimi i qeverisë parashikon se ndryshimi ligjor i shtrin efektet nga 1 prilli 2023, Hado thotë se propozimi i tyre ishte bërë që në shkurt, me shpresë që do të miratohej deri në 1 prill.

Tashmë ndryshimi ligjor do të kalojë në komisionet parlamentare dhe shpresohet që të miratohet në Kuvend deri në datën 31 korrik. Si rrjedhojë duhet e vështirë që ligji të ketë efekte prapavepruese dhe me shumë mundësi do të hyjë në fuqi në momentin që do të bëhet rritja e ardhshme e pagës minimale.

Deri në fund të marsit, sipas të dhënave nga tatimet kishte 23,862 të punësuar, që paguanin sigurime për pagën maksimale prej 149,954 lekë. Hado thotë se ky numër u ul pas rritjes së pagës maksimale, por pritet të shtohet sërish pas ndryshimeve të pagave në administratën shtetërore./Monitor


Related Articles

Back to top button