AKTUALITETKRONIKË

Lejoi kalimin drejt Italisë së 45-vjeçarit me armë, vihet në pranga inspektori në portin e Durrësit


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë duke vendosur në pranga punonjësin e policisë pasi dyshohet për shpërdorimin e detyrën në portin e Durrësit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas policisë,  punonjësi i policisë me detyrë kontrollor në stacionin e policisë në portin e Durrësit dyshohet se ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip Bizarke me drejtues shtetasin E. U., 45 vjeç, i cili ka udhëtuar me linjën Durrës-Bari.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ky i fundit sapo ka zbritur në Bari i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nga hetimet e kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, u dokumentua me prova se ky punonjës policie ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip Bizarke me drejtues shtetasin E. U., 45 vjeç, i cili ka udhëtuar me linjën Durrës-Bari dhe sapo ka zbritur në Bari, gjatë kontrollit i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndërkaq, hetimet vazhdojnë për përfshirje të punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button