KRONIKËSTAR CHANNEL

Lejuan ndërtimin e rezidencave pa leje në Sauk, shtatë në pranga, mes tyre punonjës të IMT. Shpallen në kërkim edhe 6 të tjerë

Tiranë/Policia e kryeqytetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Wrong Project”, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Hapësira publike”, me objektiv konstatimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve të paligjshme në zonat rezidenciale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në një zonë rezidenciale në Sauk, u evidentuan tri objekte të ndërtuara pa leje. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, u arrestuan 7 persona, ndërsa 6 të tjerë u shpallën në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në pranga kanë rënë 5 inspektorë të IMT Tiranë, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtimin pa leje të tri banesave. Ata janë: Gj. M., 38 vjeç, K. R., 48 vjeç, A. D., 35 vjeç, O. C., 41 vjeç dhe E. D., 32 vjeç. Po ashtu, në hetim në gjendje të lirë është proceduar shtetasja E. D., 35 vjeçe, ndërsa në kërkim janë shpallur Xh. M., 32 vjeç, K. D., 37 vjeç dhe A. N., 46 vjeç, të gjithë me detyrën inspektor në IMT Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjithashtu, janë arrestuar edhe 2 shtetas të tjerë: B. Xh., 35 vjeçe, dhe R. Gj., 36 vjeç, me detyra përkatëse si drejtues teknik dhe inxhinier të subjektit ndërtues. Në kërkim janë shpallur administratorët e subjektit E. K., 55 vjeçe, S. S., 67 vjeç dhe arkitektja E. Sh.(Ç.), 45 vjeçe.

Reklama në FieriWeb

Sipas Policisë, këta shtetas akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Vijon puna për kapjen e 6 personave të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet po thellohen për dokumentimin e plotë të përgjegjësisë penale të 14 personave të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button