AKTUALITETSTAR CHANNEL
Lëkundje të forta tërmeti në Shkodër, magnituda 4.4 ball të shkallës Rihter
Sot, më 24 janar 2025, një tërmet me magnitudë 4.4 sipas shkallës Rihter është regjistruar në orën 14:39 në veri të Shqipërisë, me epiqendër pranë Fshatit të Ri, në Qarkun Shkodër. Tërmeti ka pasur një thellësi prej 7 kilometrash dhe ka shkaktuar dridhje të ndjeshme në ambiente të mbyllura, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima.
Lëkundjet janë ndjerë në zona të ndryshme të Shqipërisë, si dhe në disa qytete të afërta në Malin e Zi. Sipas autoriteteve sizmologjike, tërmeti është vlerësuar si i një intensiteti të moderuar, por i mjaftueshëm për të shqetësuar banorët e zonës.
Autoritetet po monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare në rast të pasgoditjeve.