BOTA
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, tronditet Izmiri
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka ndodhur në orën 08:26 minuta në lagjen Menderes të Izmirit në Turqi.
Në deklaratën e bërë nga AFAD, tërmeti ka ndodhur në Gjirin e Kuşadasit, 6 km larg Menderes, në një thellësi prej rreth 10 km nga toka.
Nga informacionet e mediave turke nuk rezulton të ketë pasur dëme materiale apo në njerëz, ndërsa banorët kanë dalë të alarmuar nga banesat e tyre.