KRONIKËSTAR CHANNEL

LEVAN/FIER – SITUATË ALARMANTE, FLAKËT RRETHOJNË SHTËPI DHE BIZNESE

Shtëpi dhe biznese janë rrethuar nga flakët, ndërsa banorët e zonës së Levanit në Fier po përjetojnë momente ankthi dhe frike.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, si nga toka ashtu edhe nga ajri, situata vijon të mbetet problematike. Flakët, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar zonat e banuara dhe aktivitetet private.

Reklama në FieriWeb - “”

Zjarri tashmë po avancon në drejtim të kodrave të fshatit Frakull, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të emergjencave vijojnë betejën me flakët për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Situata mbetet dinamike, ndërsa banorët e zonave të prekura janë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button