KRONIKË

Lëvizte me automjet i armatosur dhe me një sasi dozash kokaine, arrestohet 21 vjeçari në Sarandë

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Reklama në FieriWeb - “”

Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinatat”.

I armatosur me pistoletë dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë, kapet duke drejtuar automjetin dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Vihet në pranga edhe pasagjeri në automjet, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një sasi e konsiderueshme parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, një sasi dozash kokaine, një armë gjahu dhe municion luftarak.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit veror, të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj paligjshmërive, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur, dhe shpërndante lëndë narkotike, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinatat”.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Sarandë – Ksamil”, pranë gjirit të Hartës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar tip “Benz”dhe kanë ndërhyrë për ta bllokuar.

Reklama në FieriWeb

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë bllokimi i automjetit, kapja në flagrancë e drejtuesit, shtetasit A. D., 21 vjeç, banues në Rusan, Delvinë, dhe e pasagjerit, shtetasit A. B., 22 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. D. dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, një sasi dozash kokaine dhe një shumë të konsiderueshme parash (3 180 euro dhe 45 000 lekë).

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të cilën ky shtetas e mbante pa leje, si dhe 460 fishekë luftarakë.

Nga veprimet hetimore dhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore rezulton se 21-vjeçari shpërndante lëndë narkotike kokainë, në Sarandë dhe në Ksamil, kryesisht në lokalet e natës, ndërsa 22-vjeçari ka patur dijeni për veprimtaritë e tij kriminale, por nuk ka kallëzuar në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button