KRONIKËSTAR CHANNEL

Libofshë, Fier – 68-vjeçari humb jetën, dyshohet nga arresti kardiak në një lokal

Një ngjarje tragjike është regjistruar sot rreth orës 11:50 në fshatin Libofshë të Fierit. Një 68-vjeçar, shtetasi S. D., banues në këtë fshat, ka ndërruar jetë pasi nuk është ndjerë mirë teksa ndodhej në një lokal.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave paraprake, gjatë transportimit për në spital, 68-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button