AKTUALITETLAJMI FUNDIT

Libofshë, Fier/Ndezi zjarr për djegien e disa mbeturinave bimore.Vihet në pranga 62-vjeçari nga Libofsha.


Libofshë, Fier

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ndezi zjarr për djegien e disa mbeturinave bimore, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 22 hektarë tokë dhe 500 pemë ulliri, identifikohet dhe kapet autori.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Vihet në pranga 62-vjeçari nga Libofsha.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sapo janë njoftuar për një rast zjarrvënieje në kodrat e fshatit Libofshë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë nisur menjëherë drejt zonës, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi A. B., 62 vjeç, banues në fshatin Libofshë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

62-vjeçari ka ndezur zjarr në tokën e vet, për të djegur disa mbeturina bimore, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 20 hektarë tokë e mbjellë me bimësi, 2 hektarë tokë e mbjellë me drurë dhe 500 pemë ulliri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅

Related Articles

Back to top button