BOTAPOLITIKËSTAR CHANNEL

Linda Rama në Samitin Global të “Forbes”: Fuqia pas progresit dhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt tryezës së BE

Revista e famshme Amerikane Forbes ka njoftuar nëpërmjet platformës së saj X, pjesmarrjen e Linda Ramës në samitin Forbes 2025 që po zhvillohet në Abu Dhabi me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Të ftuar në samit janë personalitete të politikes, artit, shoqërisë civile, biznesit nga rreth 50 vende të botës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ekonomiste, avokate për të drejtat, bashkëshortja e Kryeministrit Shqiptar, bisedoi me Mika Brzezinski, mbi temën “Fuqia pas Progresit” në samitin e Forbes30/50, shkruan Forbes.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mika Brzezinski, është berë e njohur si korespondente terreni ne ngjarjen e sulmit terrorist te 11 Shtatorit 2001. Aktualisht është drejtuese e programit “Morning Joe” në kanalin televiziv amerikan MSNBC.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Pasi ka shpjeguar situatën ne kohën e komunizmit, Linda ka theksuar që problemi më i madh që trashëgoi komunizmi nuk ishte varfëria, por traumat sociale.

“Pas kaosit dhe pasigurisë të vitit 1991 nga renia e sistemit, ajo nënvizoi se mësimet më të mëdha i nxorrëm nga pësimet dhe të mësosh nga pësimet është e dhimbshme dhe e kushtueshme”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“Të mësojmë fëmijët të vlerësojnë të drejtat dhe t’i mbrojnë ato”, tha Linda Rama, duke sjellë në vemendje që e përditshmja nuk duhet të na shpërqendrojë përpjekjet për avancimin e të drejtave në kohën e revolucionit teknologjik e digjital.

“Në tranzicionin tonë nuk kemi qenë vetëm, bota demokratike ka qënë dhe është me ne. Shqiptarët dhe Shqipëria ja kanë dalë sot të ulen në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jemi vendi me rritjen më të madhe të turizmit në Europë. Vizitoni Shqipërinë. Nëse vini një herë, e dimë që do të na vizitoni përsëri”, tha Rama, duke e mbyllur fjalën e saj me ftesën për të vizituar Shqipërinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button