KOSOVAKRONIKË

Liridona Ademaj – Arma, intrigat dhe skenari/ Tre burra për të vrarë një grua, dëshmitë tronditëse të Naim Murselit dhe dy të tjerëve


Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e Liridona Ademajt, e cila dyshohet se është kryer me porosi të bashkëshortit të saj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ky i fundit është aktualisht pas hekurave, e po ashtu dy të persoat e tjerë të përfshirë në ngjarje, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Së fundi janë publikuar edhe dëshmitë e të akuzuarve, ku ndër te tjera bëhet me dije se Murseli ka ofruar 30 mijë euro për vrasjen e Liridonës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Granit Plava ka treguar para hetuesve se Naim Murseli i ka ofruar 30 mjë euro për vrasjen e Liridona Ademajt.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ai ka thënë se në ditën e vrasjen e ka telefonuar dhe i ka thënë se ekzekutimi duhej kryer po atë ditë.

Gjatë bisedës në prezencë të të treve, Naimi më ka thënë se do t’i marrësh 30,000.00 euro pasi ta vrasim këtë grua. Në këtë ditë është përmend edhe kallashi për ta ekzekutuar këtë grua, por nuk kam pranuar. Pak para se të largohem m’i ka dhënë dhe 400 euro, dhe Kushtrimit ia ka dhënë një shumë tjetër dhe jemi marrë vesh që të kryhet kjo punë”, ka thënë Plava. 

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Po ashtu, Naimi na ka thënë se ‘unë kam me shku në Shqipni dhe të kryhet kjo punë sa unë jam atje.

Në ditën e vrasjes më ka telefonuar në Whatsapp dhe më ka thënë se sot duhet të kryhet kjo punë, duke më thënë se ti e di se ‘kam pare unë, nëse ndodh diçka unë do të të nxjerr’. Më ka marrë me makinën e tij Range Rover rreth orës 12:00 ku kemi bërë gjiro tek Liqeni i Radoniçit. Aty është prishë goma e makinës dhe kemi shkuar në fshatin Novosellë e Epërme ku aty pronari i një vullkanizeri pasi e kemi rregulluar gomën, Naimi ka thënë se e mora këtë armë nga pronari i këtij vullkanizeri”, ka thënë Plava.

Ndërkohë Kokalla Kokalla ka deklaruar se Naim Murseli e ka planifikuar edhe më herët vrasjen e gruas së tij, dhe i ka pfruar para Kokallës për ta përfunduar planin e tij.

Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njëherësh familjar i Naim Murselit, mohon të ketë pranuar këtë punë nga Murseli, dhe thotë se i ka bërë thirrje që mos e bëjë këtë gjë.

“Vlen të ceket se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës.

Në dëshminë e tij, Kokalla pranon se Naim Murseli e autori i vrasjes së Liridona Ademajt, Granit Plava, janë takuar përmes tij, por mohon që të ketë gisht në vrasjen e saj.

Ai ka dhënë detaje edhe për mënyrën e komunikimit mes Murselit e Plavës si dhe detaje tjera për ditën kritike të vrasjes së Liridona Ademajt dhe ditën e varrosjes së saj.

Çfarë tha Murseli në dëshminë e tij:

Naim Murseli ka dhënë një version tjetër të ngjarjeve, duke pretenduar se ai nuk ishte në dijeni për vrasjen e Liridonës.

Në dëshminë e dhënë para autoriteteve, ai ka treguar për një tradhti të supozuar të Liridonës, gjë e cila e kishte rënduar shumë psikologjikisht.

Në ditën kritike unë isha ne Gjakovë për pune personale dhe rastësisht jam takuar me Granitin ku Kushtrimi i ka treguar se ku do te takohemi. Ne jemi takuar në Kramovik në rrugë dhe ai ishte kthyer tek vendi i punës dhe ai ka parkuar automjetin e tij ne atë lokacion tek pompa Eko ku punonte dhe ka vazhduar me mua me veturën time Land Rover me targat 07-669-CM ngjyrë e zezë, ku së bashku jemi nisur në drejtim të restorant Liqeni i Dukagjinit, por gjatë rrugës goma e veturës mu dëmtua dhe vazhduam për ta gjetur një gomister për ta rregulluar gomën, ku në afërsi të Dujakës hasëm në një autolarje dhe mekanik i fshatit i cili na ndihmoi për ta rregulluar gomën.

Personi i cili na ndihmoi e pyeti Granit Plava nëse është i interesuar për armë dhe ai i thotë ‘po vetëm dua ta shoh fillimisht’. Dhe i pëlqeu, por nuk kishte para me vete dhe mi kërkoj mua dhe unë ia dhashë 250 euro aq sa edhe ka kushtuar arma, nga aty pasi u regullua goma më telefonon bashkëshortja dhe më tregon se ka mbërrit në Prishtinë pa dijeninë time. Unë nisem në drejtim të Prishtinës së bashku me Granitin por gjatë rrugës Graniti më kërkoi ta dërgoja në fshatin Kralan ku kishte për të marrë një veturë. Dhe, ndaras kemi vazhduar për në Prishtinë, ku ai me ka ndjekur mbrapa deri në afërsi të shtëpisë time, ku jemi barazuar me vetura dhe më ka thënë se unë tash e di çka bëj.

Në afërsi të shtëpisë, Graniti doli i maskuar në rrugë me armë të drejtuar drejt nesh. Edhe pse isha ne dijeni për prezencën e tij unë asnjëherë nuk kam besuar në të vërtetë se Graniti do të marrë veprime për vrasje. I shokuar kam ndaluar, i kam çu duart lart dhe i kam thënë bashkëshortes jepja krejt çfarë të kërkon dhe në një moment unë kam hapur derën time, pastaj derën e fëmijëve duke i thënë edhe bashkëshortes të largohet nga vetura. Në momentin që jemi larguar disa metra, kam dëgjuar një krismë por pa e parë se çfarë ndodhi.

Kam qenë në gjendje të rëndë emocionale, i shokuar dhe i frikësuar të tregoj të vërtetën duke e ditur të kaluarën kriminale të Granit Plavës, nuk kam guxuar ta zbuloj identitetin e tij. Nuk jam takuar më pas me Granit Plavën, nuk i kam dhënë asnjë lloj shpërblimi.

Një problem familjar ku kanë dal në shesh disa SMS-a me një të afërt. Këta SMS-a ia kanë dërguar bashkëshortes sime dhe kjo e ka rënduar tej mase lidhjen tonë martesore. Pas kësaj ngjarje, presioni dhe kontrolla ndaj meje është shtuar ku unë kam kërkuar ndarjen mirëpo kategorikisht bashkëshortja nuk ka pranuar dhe në një ndejë në Malmo të Suedisë, bashkëshortja më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty. Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi mirëpo nuk ia kam shprehur në asnjë moment. Kjo ngjarje sigurisht që më ka rënduar dhe ndikuar në raportin tonë. Unë si bashkëshort të gjitha kushtet ia kam plotësuar dhe kam dashur që ajo të jetë e lumtur”, ka thënë Murseli. /vizionplus

Related Articles

Back to top button