KRONIKËSTAR CHANNEL

Lirohen 3 hapësira publike në plazhin e Semanit, procedohen penalisht 3 pronarë biznesesh

Policia e Fierit, në kuadër të operacionit të koduar “Plazhi i Lirë”, ka vijuar kontrollet intensive përgjatë vijës bregdetare, me fokus lirimin e hapësirave publike dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktivitetit tregtar të subjekteve private.

Gjatë aksionit të zhvilluar në zonën e plazhit të Semanit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Policinë Bashkiake, kanë konstatuar se tre subjekte private kishin zënë në mënyrë të paligjshme hapësira publike duke vendosur rreth 150 komplete me çadra dhe shezlongë, pa leje nga autoritetet kompetente.

Reklama në FieriWeb - “”

Si rezultat, janë proceduar penalisht shtetasit:

  • E. F., 38 vjeç
  • R. Sh., 69 vjeç
  • Z. S., 56 vjeç

Të tre këta shtetas akuzohen për veprat penale:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"
  • “Pushtimi i tokës”
  • “Fshehja e të ardhurave”
  • “Ushtrimi i aktivitetit tregtar pa kasë fiskale”

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Policia njofton se kontrollet në zonat bregdetare do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror, me qëllim mbrojtjen e hapësirave publike, rregullimin e tregut të shërbimeve dhe garantimin e një ambienti të rregullt për pushuesit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button