KOSOVA

Lirohen katër të arrestuarit në Banjskë në mungesë provash


Prokuroria Speciale e Kosovës i ka liruar katër persona të arrestuar më 24 shtator në Banjskë të komunës së Zveçanit për mungesë provash të Policisë së Kosovës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Të katërtit janë arrestuar teksa afër manastirit në Banjskë janë zhvilluar përleshje në mes të Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në atë sulm, që për Kosovën ka qenë terrorist, janë vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tre sulmues.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërkohë, Policia e Kosovës i ka arrestuar edhe katër persona tjerë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Për tre prej tyre është marrë vendim për paraburgim prej një muajsh.

Të dyshuarit me inicialet. B.S., D.M, dhe V.T, akuzohen për veprat penale, kryerja e veprave terroriste dhe vepra të rënda kundër rendit kushtetutes dhe sigurisë së Kosovës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Millan Radoiçiqin, nënkryetarin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.

Më 26 shtator, Sveçla e ka publikuar një video të incizuar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë.

Lista Serbe – partia që ka mbështetjen e Beogradit – e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiqit.

Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje për përballjen e fajtorëve me drejtësi./ REL

Related Articles

Back to top button