KRONIKËSTAR CHANNEL

Llogara – Policia shpëton dy turistë francezë që humbën në parkun kombëtar

Dy turistë francezë, të cilët po eksploronin Parkun Kombëtar të Llogarasë, kanë humbur orientimin dhe kanë kërkuar ndihmë nga shërbimet e Policisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit e Bashkisë Himarë, nisën kërkimet. Pas tre orësh kërkimesh në terren të vështirë, ata arritën të lokalizojnë dhe të shpëtojnë turistët, të cilët më pas u transportuan në hotelin ku qëndronin, në gjendje të mirë shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe turistët se mbetet e përkushtuar për ndërhyrje të shpejta në raste emergjente, duke garantuar sigurinë në të gjitha zonat turistike të vendit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button