Lorenc Vangjeli zbulon emrat e 4 deputetëve të Metës që Berisha do t’i fusë në listë, ja kandidati që do futet në listat e Fierit

Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar 4 emrat e deputetëve të Partisë së Lirisë që, sipas tij, Sali Berisha do t’i futë në listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.
“Janë 4 deputetë nga Partia e Lirisë: Në Tiranë që është vetë Ilir Meta, në Fier është Erisa Xhixho, në Elbasan është Haxhi Nasto dhe në Korçë është Sekretari i Përgjithëm Tedi Blushi”, tha analisti.
Vangjeli sqaroi se kërkesat e PL-së janë për dy herë më shumë, pra për 8 vende të sigurta në listë, një kërkesë që, sipas Vangjelit, është e papranueshme për PD-në.
“Kërkesat e PL-së janë për dy herë më shumë, pra për 8 vende të sigurta në listë që është e papranueshme për PD-në. Nëse flasim për emra konkretë, Berisha mund të hyjë në zgjedhje me një “skalion të tretë apo të katërt” të ngjashëm me atë që pati në vitin 2013, duke përjashtuar vetëm dy ose tre emra, pasi shumica e të tjerëve janë zyrtarë të nivelit të Lulzim Bashës”, tha Vangjeli.