POLITIKË

Luan Baçi përfundon në Gjykatën e Posaçme së bashku me kryetaren e bashkisë së Roskovecit


Një status i datës 11 gusht 2022 në rrjetet e tij sociale, ka bërë që deputeti i PD Luan Baçi dhe kryebashkiakja socialiste Roskovecit Majlinda Bufi, të përfundojnë në Gjykatën e Posaçme. Bufi e ka kallëzuar Baçin për shpifje, ndërsa këtë të mërkurë mbahet në orën 10:00 seanca e parë ku palët ftohen nga Gjykata për pajtim.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Deputeti Luan Baçi është paraqitur vetë në gjykatë, teksa mësohet se ai nuk do të pranojë pajtim duke kërkuar fakte rreth kallëzimit të Bufit por edhe duke kërkuar prej kësaj të fundit sqarime mbi rastin që ka denoncuar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kujtojmë se kjo çështje u hap pas denoncimit nga deputeti për humbjen e jetës së një të mituri në Lumin Seman. Ai kishte humbur kohë më parë edhe të vëllain në të njëjtat rrethana, teksa akuzonte Bufin për mosmbështetje të familjes Hysa që rezulton edhe me probleme të theksuara ekonomike ku Bufi sipas Baçit i mohonte edhe ndihmën sociale.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Maljinda Bufi është person nën hetim nga SPAK, pas publikimit të një denoncimi ku kryebashkiakja shantazhonte sanitaren e një shkolle dhe një qytetar që të mos shkojë të votojë në zgjedhjet 14 majit, pasi ky i fundit është deklaruar si mbështetës i kandidatit të opozitës. Bufi i bën presion qytetarit me faktin se bashkia i ka rikonstruktuar shtëpinë, e tani ai i është borxhli e s’duhet të shkojë të votojë për opozitën.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Statusi që shkruajti në atë kohë Luan Baçi:

Qofsh i parajses Ergys Saka!

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Ngushellimet me te sinqerta, nenes se tij fat keqe dhe gjithe te dashurve te tij!

Iku dhe një ëngjëll tjetër nga atdheu ynë në mënyrë tragjike nga mjerimi dhe varfëria!

Në vend që të ishte duke lozur ose pushuar si bashkëmoshatarët e tij kudo nëpër botë, Ergysi, ishte çdo dite ne pune dhe ne kohen e lire shkonte, per peshkim, ne lumin Seman, per te ndihmuar sado pak familjen e tij, Nenen dhe Vellezerit, pasi babai i tyre nuk jeton me, dhe ky lume i mori jeten!

I braktisur nga shteti dhe nga Bufi i Bashkise Rroskovec qe edhe pse ndihma ekonomike i takonte, Bufi ja mohonte!

Ka vetëm një fajtor për këtë krim dhe ky është pushteti çnjerëzor i Ramës që milionat e taksave të shqiptarëve ia çon oligarkëve të inceneratorëve dhe të bizneseve qeveritare!

Ndersa, nënat kryefamiljare i len në mëshirë të fatit e në mjerim të plotë.

Bufi i bashkisë së Rroskovecit në vend që të punësojë gratë fatkeqe, Nenat qe rrisin femij jetim, si heroina, ne vend qe, të mbështesë këta fëmijë jetim, pasi eshte edhe vet, grua dhe nene, mendon të shtojë milionat për llogari të shefit të saj në Tirane dhe njerëzve të korruptuar të bashkisë Rroskovec!

Fundi tragjik i këtyre fëmijve të cilët kërkojnë të mbijetojnë nga varfëria dhe papunësia e prindërve, do të jetë mallkimi i përjetshëm mbi rilindësit mavi!

Me e pakta qe mund te beni zonja Bufi, beni nje ngushellim publik, per Qytetarin Ergys Saka, 14 vjećarin jetim, te braktisur nga ju dhe nga qeveria juaj e korruptuar!

Interesohuni per kete familje, shume fatkeqe, ku para 10 vitesh humbi nje djale, po ne kete lume, ne te njejtin vend! 
Para 4 vjetesh, humbi kryefamiljarin!
Sot humbi 14 vjeçarin Ergysin!

Tashme gjendja e kesaj familje eshte, e mjere dhe e pa shprese, e trisht dhe e dhimbshme, historikisht pa mbeshtetje dhe e braktisur nga ju, qe drejtoni prej shume vjetesh tashme!

Ps! Kjo eshte Bufi i pangopur i Bashkise Rroskovec!

Related Articles

Back to top button