KRONIKËSTAR CHANNEL

Luan në banesë në Zharrëz, Fier/ Policia procedon pronarin, kafsha kishte kafshuar një qytetar

Fier – Një video e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një kafshë e egër (luan) duke kafshuar një qytetar, ka çuar në nisjen e hetimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin e personit përgjegjës dhe zbardhjen e rrethanave të këtij rasti të pazakontë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në përfundim të hetimeve paraprake, është identifikuar shtetasi A. H., 52 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, i cili rezulton të ketë mbajtur kafshën e egër në banesën e tij, në kundërshtim me ligjin. Pas konsultimit me prokurorin, ndaj tij ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

A. H. ka deklaruar se kafshën e ka gjetur në rrugë, në qytetin e Lushnjës, rreth 6 muaj më parë, kur ishte ende e vogël, dhe e ka mbajtur në banesë për disa kohë. Sipas tij, para një muaji e gjysmë, kafsha ka ngordhur.

Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe verifikimin e deklarimeve të shtetasit në fjalë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button