FIERI YNË TVSPORT

Luftëtari fierak, Bernardo Sopaj shkatërron brazilianin dhe feston me flamurin kuqezi


Sportistët shqiptarë po arrijnë të shkëlqejnë anembanë botës, në disiplinat ku ata marrin pjesë. Një nga këta është edhe fieraku Bernardo Sopaj, i cili po e tregon veten në sportet luftarake.  23-vjeçar që merr pjesë në MMA, mori fitoren e tretë radhazi mbrëmë në “Allstars Fight Night 4” në Stokholm.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Fieraku u përball me brazilianin 28-vjeçar, Xhovane Vargas, në ngjarjen kryesore të aktivitetit. Bernardo Sopaj arriti të mposhtë brazilianin Vargas që në raundin e parë, kjo falë nisjes së vrullshme që i bëri takimit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pas triumfit me kundërshtarin brazilian, Sopaj mori një flamur shqiptar, kuq e zi, duke festuar brenda ringut.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

23-vjeçari shqiptar ka një bilanc pozitiv prej 10 fitoresh, një barazim, si dhe dy humbje në MMA. Sopai konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në Suedi në kategorinë MMA.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button