AKTUALITETSTAR CHANNEL

Luleshtrydhet Greke Helmuan Tregun: Fermerët e Frakullës në Protestë

Tre ngarkesa me luleshtrydhe të importuara nga Greqia, të cilat rezultuan të kontaminuara me pesticide të rrezikshme, kanë shkaktuar një krizë të menjëhershme në tregun vendas, duke goditur rëndë fermerët në Frakull të Fierit.

Reklama në FieriWeb

Sipas tyre, pas publikimit të lajmit për kontaminimin, çmimi i luleshtrydhes shqiptare ra nga 150 lekë të reja për kilogram në vetëm 40 lekë, duke e bërë të pamundur shitjen e prodhimit vendas. Në një protestë të zhvilluar mesditën e sotme, fermerët hodhën përtokë arkat me luleshtrydhe dhe deklaruan se një pjesë e madhe e prodhimit ka përfunduar tashmë në lumin Vjosë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Është e padrejtë të penalizohemi për diçka që nuk ka lidhje me ne. Prodhimi ynë është bio dhe i sigurt. Shteti duhet të na ndihmojë për të mbijetuar”, thanë ata në mënyrë të njëzëshme.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Fermerët theksojnë se ndodhen në prag të falimentimit dhe i bëjnë apel institucioneve për masa urgjente mbështetëse. Sipas tyre, ky është viti më i vështirë që kanë përjetuar ndonjëherë, ndërsa e gjithë situata po ndodh pa fajin e tyre.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button