AKTUALITET

Luljeta Bozo bën deklaratën e fortë: Tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të përsëritet


“Tërmeti i 26 nëntorit të 2019-s, do të përsëritet”. Kështu ka deklaruar inxhinierja dhe deputetja, Luljeta Bozo, në një intervistë ndërsa ka sqaruar se qytetarët nuk duhet të ndihen të frikësuar, pasi është një fenomen i cili ndodh vazhdimisht për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Tërmeti është një dukuri natyrore shumë e frikshme. Njerëzit panikosen aq shumë sa ndonjëherë mund të shkaktojnë dëme më të mëdha se sa vetë ai. 

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Tërmeti i 26 nëntorit do të përsëritet, pasi vendi ynë ndodhet në mes të pllakës euro-aziatike me atë afrikane. Kur këto pllaka lëvizin, çlirohet një energji në formë brutale që është tërmeti. Por që të ndodhë kjo duhet të kalojë kohë, të cilën shkencëtarët janë munduar pak a shumë ta parashikojnë me periudha.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Mendoj që të jemi sa më të sigurt ndaj kësaj dukurie natyrore që as e parashikojmë, as e ndalojmë, duhet nisur nga disa hallka, sikurse edukimi i njerëzve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Të mësojnë që është një zonë që do ketë vazhdimisht lëkundje sizmike apo që ky fenomen do të ndodhë vazhdimisht”, u shpreh ajo.


Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button