MJEKSIASTAR CHANNEL

Lulzim Basha dhe Burhan Misiraj rrëfejnë historinë prekëse të sakrificës familjare në Fier: “Nga gjaku i dhënë për votën, tek angazhimi për të ardhmen”

Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Fierit, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, solli në vëmendje historinë e veçantë të kandidatit për deputet në këtë qark, Burhan Misiraj. Në një bashkëbisedim të ngrohtë me të rinjtë, Basha vlerësoi Misirajn si një nga figurat më të njohura për rininë dhe demokratët euroatlantikë, falë një angazhimi të palodhur në politikë dhe në kauza qytetare.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Në këtë takim, Burhan Misiraj ndau një moment të dhimbshëm nga jeta e tij, duke treguar se babai i tij, Burhan Misiraj i ndjerë, u vra në vitin 1997 teksa kryente detyrën si komisioner i Partisë Demokratike në qendrën e votimit në fshatin Mbërs të Roskovecit. “Babai im u vra në krye të detyrës duke mbrojtur vullnetin e demokratëve të Fierit. Nuk kisha lindur ende kur ndodhi ngjarja, dhe sot mbaj emrin e tij në nder të sakrificës së tij,” rrëfeu me emocion Misiraj.

Basha e përshkroi këtë histori si unike mes kandidatëve të Koalicionit Euroatlantik, duke e cilësuar një dëshmi të sakrificës sublime dhe fisnikërisë që mishërojnë përfaqësuesit e rinj të forcës politike që ai drejton. “Është një histori qëndrese dhe sakrifice. Burhani është përfaqësues i një brezi që nuk harron të kaluarën, por e shndërron atë në një forcë për të ndërtuar të ardhmen,” tha Basha.

Në vijim të bashkëbisedimit, Basha nënvizoi se një pjesë e konsiderueshme e ekipit të Koalicionit Euroatlantik përbëhet nga të rinj që kanë nisur angazhimin e tyre politik dhe qytetar që në gjimnaz apo universitet, dhe që sot, si profesionistë të rinj, janë gati të japin kontributin e tyre për ndryshimin e vendit.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Pjesë nga biseda:

  • Lulzim Basha: “Burhan Misiraj është një njeri shumë i njohur për rininë euroatlantike dhe demokratët për shkak të angazhimit të tij të palodhshëm në çdo betejë politike dhe qytetare. Ai ka një histori familjare të veçantë, unike ndër kandidatët tanë: një histori dhimbjeje, qëndrese dhe fisnikërie.”
  • Burhan Misiraj: “Babai im, Burhan Misiraj, u vra në qendrën e votimit në vitin 1997, duke mbrojtur votën e shqiptarëve të djathtë. Nuk mund të flas për dhimbjen sepse është e kuptueshme për çdo familje. Ai u vra duke kryer një detyrë patriotike dhe këtë trashëgimi e mbaj me krenari.”
  • Lulzim Basha: “U vra në krye të detyrës për të mbrojtur votën në një nga vitet më të zymta të historisë sonë. Është një histori që duhet ta njohin të gjithë demokratët.”

Historia e plotë e demokratit të ndjerë Burhan Misiraj:

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Më 29 qershor 1997, Burhan Misiraj, atëherë kryetar i grupseksionit të Partisë Demokratike, u caktua kryetar i qendrës së votimit në fshatin Mbërs të Roskovecit. Bandat e armatosura që kishin marrë peng vendin në atë periudhë, tentuan të manipulonin votimet, por Burhani nuk pranoi të lejonte deformimin e vullnetit të qytetarëve. Si pasojë, ai u vra në qendër të votimit, duke dhënë jetën për mbrojtjen e votës së lirë. Në atë kohë, bashkëshortja e tij, Luljeta, ishte shtatzënë. Pas lindjes së djalit, në nder të të ndjerit Burhan Misiraj, ajo i vuri emrin Burhan.

Sot, djali i tij, Burhan Misiraj, synon të vazhdojë rrugën e babait, duke kërkuar votën e qytetarëve të Fierit për ta kthyer atë në të mirë për të gjithë rininë dhe shoqërinë shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button