KRONIKËSTAR CHANNEL

Lushnjë/ 21-vjeçari i armatosur shpallet në kërkim, 5 të rinj arrestohen për moskallëzim krimi

Lushnjë – Një operacion i shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ka çuar në lokalizimin e një 21-vjeçari i cili dyshohet se lëvizte i armatosur në qytet, ndërsa pesë shokë të tij janë arrestuar për moskallëzim të krimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimeve zyrtare, policia kishte informacion se shtetasi M. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë, ndodhej me armë zjarri në një lokal dhe menjëherë organizoi punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë ndërhyrjes në një bar-kafe në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, shërbimet e Policisë gjetën në xhepin e një xhupi – i cili ishte lënë në karriget e tavolinës ku ndodheshin pesë të rinjtë – një pistoletë me municion luftarak.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Pas verifikimeve, u konstatua se xhupi dhe arma i përkisnin shtetasit M. S., i cili ishte larguar për pak minuta drejt një berberhaneje dhe pritej të kthehej.

Reklama në FieriWeb

Në kuadër të veprimeve u arrestuan pesë shokët e tij: Eri Kasapi, 20 vjeç, Saviol Shehu, 24 vjeç, Gledion Mullaj, 21 vjeç, Helio Toli, 20 vjeç, dhe Lusian Sulo, 22 vjeç, të gjithë banues në Lushnjë, të cilët nuk bashkëpunuan me policinë duke mos treguar se kujt i përkiste xhupi dhe arma.

Kontrollet në banesën e shtetasit M. S. çuan gjithashtu në gjetjen e municionit luftarak.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit tip pistoletë, municioni luftarak, një automjet dhe pesë celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Moskallëzim i krimit” ndaj pesë të arrestuarve dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” ndaj shtetasit M. S., i shpallur në kërkim.

Related Articles

Back to top button