KRONIKËSTAR CHANNEL
Lushnjë/ Arrestohet 32-vjeçari që shpërndante kok*inë në doza, sekuestruar lënda narkotike
Lushnjë – Si rezultat i punës së mirëorganizuar policore dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, është goditur një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta në këtë qytet.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Marko Xhafa, 32 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se siguronte sasi kokaine, e ndante në doza dhe e shpërndante në zona të ndryshme të rrethit.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.




