KRONIKËSTAR CHANNEL

Lushnjë – Arrestohet 38-vjeçari, dyshohet për blerje vote në favor të një subjekti politik

Marin Leka akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.

Dyshohet se 38-vjeçari i ka marrë një shtetasi kartën e identitetit dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, në këmbim të votës në favor të Partisë Demokratike.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në kuadër të hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, rezulton se shtetasi M. L., banues në Lushnjë, i ka premtuar një shume parash një shtetasi dhe i ka marrë kartën e identitetit, me qëllim përdorimin e saj në mënyrë të paligjshme në procesin zgjedhor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale kartën e identitetit të shtetasit, ndërsa ndaj M. L. rëndojnë akuzat për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Marrje dhe përdorim i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button