KRONIKËSTAR CHANNEL
Lushnjë/ Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, akuzohet për tentativë përd*unimi ndaj një 35-vjeçareje

Policia e Lushnjës ka finalizuar me sukses një operacion për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
Në pranga ka rënë shtetasi R. C., 40 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se më datë 06.07.2025, në banesën e një shtetaseje 35-vjeçare, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila do të ndjekë hetimet e mëtejshme për këtë ngjarje.
Policia thekson se kontrollet intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim do të vijojnë pa ndërprerje.




