KRONIKËSTAR CHANNEL

Lushnjë / Djegia e automjetit me porosi, arrestohet 39-vjeçari – shpallet në kërkim 28-vjeçari

Policia e Lushnjës ka zbardhur një rast të djegies së qëllimshme të një automjeti, duke vënë në pranga autorin e dyshuar dhe duke shpallur në kërkim porositësin e këtij krimi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në pranga është vënë shtetasi Mario Biti, 39 vjeç, banues në fshatin Pluk, i cili dyshohet se ka djegur automjetin e shtetasit D. V., në afërsi të banesës së këtij të fundit. Sipas policisë, 39-vjeçari rezulton me precedent penal.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga hetimet ka rezultuar se kjo ngjarje është kryer me porosi të shtetasit Andi Zaimi, 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit dhe është shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas të dhënave paraprake, konflikti që dyshohet të ketë çuar në këtë akt lidhet me motive pronësie mes 28-vjeçarit dhe xhaxhait të pronarit të automjetit të djegur.

Reklama në FieriWeb

Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi D. V., shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën hetimore dhe operacionale, duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për kapjen e 28-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Related Articles

Back to top button