Lushnjë – Dy të rinj sulmojnë me gurë 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara, viktima në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Lushnjë, ku dy të rinj, 20 dhe 23 vjeç, kanë sulmuar me gurë 43-vjeçarin Fabjol Cani, i cili nuk flet dhe nuk dëgjon. Viktima u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku i është nënshtruar një operacioni, por gjendja e tij mbetet kritike.
Nëna e tij, Fatbardha Hysi, në një deklaratë për mediat, ka rrëfyer mes lotësh se djali i saj u godit sapo kishte dalë nga xhamia. Ajo tha se nuk ka pasur probleme me fqinjët dhe nuk e di arsyen e sulmit brutal.
Policia ka vënë në pranga autorët e dyshuar, Enea Korreshi, 23 vjeç, dhe Irgi Nasufi, 20 vjeç, të dy banues në Lushnjë. Sipas njoftimit zyrtar, ata kanë goditur 43-vjeçarin për motive ende të paqarta dhe tashmë ndodhen nën hetim nga autoritetet.