Lushnjë – Finalizohet operacioni policor “Gamers”, arrestohen 4 persona për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit

Policia e Lushnjës ka goditur një rast të paligjshëm të vendosjes së basteve nëpërmjet celularëve, në një subjekt privat në lagjen “Karbunarë e Sipërme”. Operacioni i koduar “Gamers” ka çuar në arrestimin e katër personave, mes tyre pronari i subjektit, si dhe procedimin në gjendje të lirë të një tjetër shtetasi për posedim të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë ndërhynë në ambientet e këtij subjekti, ku u kapën në flagrancë duke vënë baste me celularë shtetasit:
• A. G., 20 vjeç (pronari i subjektit)
• L. D., 22 vjeç
• K. D., 19 vjeç
• O. G., 22 vjeç
Gjithashtu, ndaj shtetasit G. G., 23 vjeç, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.
Si prova materiale u sekuestruan katër celularë dhe sasia e lëndës narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.