KRONIKËSTAR CHANNEL

Lushnjë – Grabitësit vjedhin fugonin dhe kasafortën, por plani u dështon!

Gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Golem, Lushnjë, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një subjekt tregtar (thertore) në pronësi të shtetasit A. K., duke vjedhur një automjet tip fugon dhe një kasafortë.

Reklama në FieriWeb

Gjatë largimit, për t’iu shmangur Policisë, autorët kanë ndjekur një rrugë dytësore, por në fshatin Golem kanë humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Fugoni i braktisur është gjetur nga shërbimet e Policisë, bashkë me kasafortën e vjedhur, e cila ishte ende e pahapur.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Policia ka shoqëruar dy persona, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të grabitjes.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Lushnjë/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Golem, Lushnjë, persona të paidentifikuar, në subjektin tregtar (thertore) në pronësi të shtetasit A. K., kanë vjedhur automjetin tip fugon dhe kasafortën.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur.

Policia ka shoqëruar 2 shtetas, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Related Articles

Back to top button