KRONIKËSTAR CHANNEL
Lushnjë: Identifikohet 21-vjeçarja që humbi jetën pasi u hodh nga kati i nëntë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjës. Rreth orës 15:40, në lagjen “Kongresi”, një 21-vjeçare, e identifikuar si K. K., banuese në Karbunarë e Madhe, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i nëntë i një pallati, duke humbur jetën në vend.
Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike