KRONIKËSTAR CHANNEL

Lushnjë/ Përplasje mes automjeti dhe motori, një i plagosur – disa procedime penale për dhunë dhe vjedhje në Fier

Lushnjë – Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti rrugor të ndodhur në fshatin Lushnjë. Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, automjeti i drejtuar nga shtetasi B. B., 19 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi L. B., 45 vjeç, banues në fshatin Pluk. I dëmtuari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 19-vjeçari u arrestua në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, Policia e Lushnjës arrestoi në flagrancë shtetasin P. T., 49 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, i cili u kap jashtë banesës në kundërshtim me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur më herët për veprën penale “Dhuna në familje”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Po nga Komisariati i Lushnjës është referuar materiali në Prokurori për shtetasin Sh. P., 51 vjeç, nga fshati Dushk, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në Divjakë, dy të mitur 16-vjeçarë nga fshati Zharrnec janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë vjedhur një motomjet në fshatin Muçias.

Reklama në FieriWeb

Gjithashtu, shtetasi M. T., 51 vjeç, nga Divjaka, është proceduar pasi ka shkuar pranë banesës së dy fëmijëve të tij të mitur, të cilët janë të pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Të gjitha materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Articles

Back to top button