KRONIKË

Lushnjë/ Tentoi të vriste me thikë një shtetas, Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe kap autorin e dyshuar.


Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Arrestohet në flagrancë edhe një shtetas për moskallëzim krimi.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Lushnjës ka shkuar i plagosur shtetasi G. D., 41 vjeç, menjëherë është ngtitur grupi hetimor dhe pas një pune intensive dhe veprimeve të mirëorganizuara u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., i cili në lagjen “20 Tetori”, në lokalin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë 41-vjeçarin.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shtetasi G. D., ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe 1 shkop bejzbolli.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin A. D., 49 vjeç, banues në Lushnjë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. T., 55 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ka qënë i pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka kallëzuar në organet kopetente krimin e ndodhur.

Fier/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta, shtetasin Xh. A., 27 vjeç, banues në Portëz, Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij është gjetur dhe sekuestruar një shufër hekuri në cilësinë e armës së ftohtë.

Drejtonin automjetin në gjendje të dehur, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Sh., 33 vjeç, banues në Kuman dhe K. Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button