AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

Lushnjë/ Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u përfshi në një konflikt, arrestohet në flagrancë me 21 doza kokainë 38-vjeçari.


Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë së Lushnjës i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza gati për shitje

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Pas një konflikti të ndodhur ditën e djeshme, në Lushnjë, ku mbeti i plagosur lehtë me mjet prerës shtetasi D. S., 29 vjeç, dhe patën dëmtime të lehta shtetasit B. B., 28 vjeç dhe F. S., 19 vjeç, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit Lushnjë, parandalohet një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda, dhe bëhet e mundur kapja e 2 prej autorëve të këtij konflikti.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier, kapën në flagrancë shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Gjirokastrës dhe ishte një nga autorët e një konflikti me sende të forta dhe me mjet prerës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe sekuestruan 21 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat ky shtetas dyshohet se do t’i shiste në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin e këtij shtetasi për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu, në vjim të veprimeve për dokumentimin ligjor të rrethanave të konfliktit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Lushnjës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 39 vjeç, pasi dyshohet të jetë një nga autorët e këtij konflikti, dhe shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë, të dyshuar si autorë të plagosjes së 29-vjeçarit, konkretisht shtetasit J. S., 44 vjeç, dhe M. S., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Karbunarë, Lushnjë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Po punohet për kapjen e këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button